Shpërthen bombola e gazit, plagoset burrë e grua në Tiranë

312
Sigal

Burrë e grua janë plagosur pasi i ka shpërthyer bombola e gazit.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në ambientet e jashtme të një banesë në rrugën “Shefqet Kuka” në Tiranë.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.11.2020, rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombul gazi, dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.