Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, lëndohet një grua, shkon me djegie në spital

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Fier. Për pasojë është lënduar një grua e cila ka shkuar me shenja djegieje në spital.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e 49-vjeçares teksa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Sigal

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, ka shkuar për mjekim në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasja E. T., 49 vjeçe, banuese në Frashër, Fier, e cila ka marrë djegie në trup, në banesën e saj, si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit, që e përdorte për gatim.