Shpërthen bombola e gazit brenda në banesë, shpëton mrekullisht kryefamiljari

155
Sigal

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Fier.

Në banesë ndodheshin një çift të moshuarish të cilët sapo kanë pikasur flakët kanë njoftuar repartin zjarrfikës. Bombola e gazit ka qenë e ndezur pasi çifti ka qenë duke gatuar.

Për të evituar përhapjen e flakëve i zoti i shtëpisë ka tentuar të largoj bombolën që ishte në aneksin e shtëpisë dhe ka pësuar dëmtime të lehta në duar. Pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe uniformat blu.

NJOFTIMI

Sot rreth orës 15:45, në lagjen “29 Nëntori” në banesën e shtetasit Y. M. ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.

Shtetasi Y. M ka marrë dëmtime të lehta në duar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.