Shpërthen Arben Derhemi: Do hyjmë në grevë urie, mos guxoni ti afroheni Teatrit

1404
Sigal

Aktori i njohur Arben Derhemi mori fjalën sot gjatë protestës së ditë për ditshme të artistëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Me ton të lartë, Derhemi tha se do të hynin edhe në grevë urie për ta mbrojtur godinën.

“Do bëjmë çdo gjë për të mbrojtur Teatrin, do hyjmë edhe në grevë urie.

Të vijnë të gjithë njerëzit të protestojnë këtu. Kjo verë tha dikush do jetë shumë e nxehtë.

Mos guxoni t’i afroheni Teatrit Kombëtar as edhe me një shkrepse se kjo nuk merr flakë, harrojeni,” tha Derhemi.

Aktori në mënyrë ironike para se të perfomonte një monolog nga pjesa e “At Zef Pllumit” të cilën e ka luajtur në Teatër tha: “Po merremi më shumë vesh me kafshët se sa me njerëzit”.