Shpërndanin kokainë dhe kanabis, arrestohen gjashtë persona në Tiranë

107
Sigal

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga gjashtë persona të cilët kryenin veprimtari në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit të policisë, këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në sasi të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Goditen, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, 6 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihen në pranga 6 shtetas. Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike në sasi të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tyre.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit:

– D. Xh., 38 vjeç, A. S., 30 vjeç, D. (A). B., 44 vjeç, F. D., 22 vjeç dhe S. B., 24 vjeç, të pestë banues në Tiranë dhe O. H., 23 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë