Shpërndanin drogë, arrestohen tre të rinjtë në Elbasan

270
Sigal

Tre persona që shpërndanin lëndë narkotike janë arrestuar në Elbasan.

Bëhet fjalë për dy të rinj dhe një vajzë. Këtyre të fundit, nga kontrolli i ushtruar u është sekuestruar një sasi prej 160 gram heroinë, 40 gram kanabis dhe tre gram kokainë.

Tre personat e arrestuar shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Elbasanit.