Shpërdoruan detyrën, KLSH çon në prokurori 5 ish-zyrtarëve të ZVRPP-së

549
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori tre ish-regjistrues dhe dy specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në qytetin e Pogradecit janë kallëzuar . Institucioni i KLSH-ës gjatë auditivit të realizuar në përudhën kohore janar 2012-shtator 2014, ka evidentuar dhe dokumentuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në lidhje me regjistrimin e pasurive të paluajtshme, të cilat janë përfituar në kundërshtim me ligjin. Lidhur me shkeljet e konstatuara, KLSH ka bërë kallëzimin penal me akuzën “shpërdorim detyre” për ish-¬regjistruesit e ZVRPP, Pogradec, F.P, K.SH. dhe A.Z si dhe 2 specialistët e këtij institucioni, D.M me detyrë jurist dhe SH.T me detyrë ish-¬hartograf. Konkretisht Klsh-ja ka konstatuar se në bashkinë Pogradec, në 9 raste, është kryer regjistrimi i pasurive të fituara me leje legalizimi që rezulton të jetë fituar nëpërmjet kontratës së shitjes me rezervë të pronës, çka nënkupton se janë regjistruar pasuri për të cilat vetë akti i shitjes me rezervë të pronës përmban kufizime të tagrave dhe të drejtave të pronarit të pasurisë së paluajtshme. Ndërkohë në një rast tjetër në afërsi të bregut të liqenit të Pogradecit, është kryer regjistrimi i një trualli me sipërfaqe prej 600 m2 dhe ndërtesë 510 m2, ku titulli i pronësisë që ka shërbyer për regjistrim rezulton të jetë lista e trojeve në fshat, ndërsa në një rast tjetër është kryer regjistrimi i një trualli me sipërfaqe prej 2000 m2 dhe ndërtesë 450 m2, në një kohë kur Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi, i jepte familjes bujqësore 1600 m2 të llojit arë dhe jo 2000 m2, duke tjetërsuar në mënyrë të kundërligjshme pronën shtetërore në favor të subjekteve private. Ndërkohë në komunën Buçimas, është kryer regjistrimi i 12 pasurive, një sipërfaqe totale prej 22348 m2, ku titujt e pronësisë të cilët kanë shërbyer për regjistrim (AMTP) rezultonin të pakonfirmuara nga Komuna Buçimas . Në komunën Proptisht, në 6 raste, është kryer regjistrimi i pasurive, ku titulli i pronësisë i cili ka shërbyer për regjistrim (AMTP) nuk kishte të përcaktuar kufitarët e pasurive të regjistruara (çka e bënte të pamundur identifikimin dhe pozicionimin e këtyre pronave) dhe asnjëra prej AMTP-ve nuk ishte konfirmuar për sa i përket pozicionit dhe kufitarëve nga Komisioni i Verifikimit dhe Vlerësimit të Titujve të Pronësisë, pranë Prefektit Korçë. Ndërsa në fshatrat Udenisht, Gështenjas, Gurras, Pretushë, Slabinjë, Grabovicë, Lin në 17 raste, për sipërfaqen totale prej 127,207 m2 tokë bujqësore, është lejuar që të kryen veprime e transaksione mbi pasuritë, pa u kryer verifikimi i titujve të pronësisë të pasurive nga KVVTP dhe gjithashtu janë lëshuar certifikata pronësie jo sipas dokumentit të AMTP por sipas gjendjes faktike në terren dhe Si rrjedhojë, ZVRPP Pogradec ka tjetërsuar në mënyrë të kundërligjshme pronën shtetërore në favor të subjekteve private, e cila aktualisht rezulton me gjendje juridike të tjetërsuar.
Sigal