Shpërdoroi detyrën 2 herë, përjashtohet nga policia ish-shefi i Policisë së Kavajës

342
Një ish-shef i policisë së Kavajës është përjashtuar nga strukturat e policisë për shkak të shpërdorimit të detyrës, bën të ditur Policia e Shtetit. Përjashtimi u bë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë, Haki Çako i cili vendosi që Arbëresh Vokshi të mos i shërbejë më policisë pasi është konstatuar shpërdorimi i detyrës, të paktën në dy raste.
“Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Cako është vendosur përjashtimi i ish shefit të komisariatit Kavajë, Arbëresh Vokshi. Urdhri i përjashtimit pasi u konstatua shpërdorimi i detyrës në të paktën dy raste, 1. Marrja e 2000 eurove për një ndërtim pa leje.
Mosdhënia e informacioneve për një sasi droge të mbjellur në fshatrat e Kavajës. Pas pezullimit nga detyra e shefit të komisariatit Kavajë, A.Vokshi u emërua provizorisht specialist tek antiterrori në D.P.Q.Tiranë”, shprehet ne nje njoftim per shtyp, policia.
Sigal