Shpërblimet për Policinë e Shtetit nga 9 deri 25 mijë lekë / Trajtimi financiar sipas pozicionit të punës

188
Sigal

Punonjësit e Policisë së Shtetit do të trajtohen me pagë shtesë shuma e së cilës do të varet sipas gradës që ata mbajnë dhe pozicionit të punës. Këshilli i Ministrave ka vendosur që shtesa për natyrë të veçantë pune do të variojë nga 9 mijë lekë deri në 25 mijë lekë. Sipas vendimit, Punonjësit e Policisë së Shtetit, që punojnë në strukturën e posaçme “Operacioni Forca e Ligjit OFL”, do ta përfitojnë këtë shtesë deri në përfundim të mandatit të OFL-së, të përcaktuar në aktin përkatës për krijimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së saj.  Përfitues sipas këtij vendimi do të jenë edhe studentët që pranohen dhe vazhdojnë programet e studimit në Akademinë e Sigurisë me kohë të plotë, për ciklin e parë të studimeve, gjatë periudhës së shkollimit përfitojnë çdo muaj trajtim financiar në masën e pagës bazë për gradën “Inspektor”.

Lexo edhe :  Zbulohet ilaçi i ri që vret Covid-19 brenda 24 orëve / Jo më nevojë për vaksina 

Këtë trajtim e përfitojnë edhe shtetasit që pranohen në Akademinë e Sigurisë, të cilët kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara  si edhe Punonjësi i Policisë së Shtetit që shkollohen apo trajnohen, brenda dhe jashtë vendit, në kuadër të programeve të trajnimeve, të parashikuara e të organizuara nga institucioni. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2020,  do të përballohen nga fondet e miratuara në ligjin e buxhetit, nga programi buxhetor i Policisë së Shtetit.

Lexo edhe : Mutacioni i covid / Kaos në kufirin Francë-Britani