Shpenzimet për lodra fëmijësh, ja sa mall është futur në Shqipëri

29
Sigal

Lodrat e fëmijëve që kanë ardhur këtë vit në Shqipëri kushtojnë 13 milionë euro. Ato janë importuar kryesisht nga Kina, Greqia e Italia. Tregu i lodrave të fëmijëve, zë një vend të rëndësishëm në buxhetin e familjeve shqiptare, të cilët në prag të festave të fundvitit shpenzojnë më shumë.

E lidhur me plotësimin e dëshirave dhe kënaqësinë e fëmijëve, lodrat e sjella këtë vit kushtojnë rreth 13 milionë euro. Të dhënat e nxjerra nga Doganat, tregojnë se gjatë periudhës janar-nëntor, janë importuar 1.7 tonë lodra, dhe sasia më e madhe e tyre blihet dhe shpërndahet këtë muaj, si pjesë e traditës së festave për të bërë dhurata.

Por cilat janë shtetet që furnizojnë tregun e lodrave në Shqipëri? Peshën më të madhe e zë Kina, e cila ka sjell mall me vlerë 5 milionë euro. Pas saj vjen Greqia, me 2 milionë euro dhe Italia me 1.7 milionë euro. Më tej tregu hapet edhe në 48 shtete të tjera që furnizojnë me lodra vendin tonë, ku peshë të konsiderueshme zënë edhe nga importet nga Turqia, Serbia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut.