Shpallen në kërkim dy vëllezër në Tiranë, morën me forcë në makinë një 30-vjeçar, detajet e para

125
Sigal

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy vëllezër nga Puka, pasi këta të fundit kanë marrë me forcë në makinën e tyre një 30 vjeçar dhe më pas e kanë kanosur.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materiale në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve F. R., 28 vjeç, dhe M. R., 26 vjeç (vëllezër), të dy banues në Pukë, pasi ditën e djeshme është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe ka bërë kallëzim shtetasi S. Sh., 30 vjeç, se dy vëllezërit, më datë 08.06.2022, e kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe e kanë kanosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.