Shoqërohet në polici 32-vjeçari që dëmtoi me makinë traun tek hyrja e Parlamentit

108
Sigal

Një person ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament ditën e sotme, teksa dyshohet se ka tentuar të hyjë brenda perimetrit të godinës.

Policia tha se një 32 vjeçar ka tentuar të parkojë makinën e tij në hyrje të godinës qeveritare, ndonëse është e ndaluar.

I riu është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shoqërohet në polici 32-vjeçari që dëmtoi me

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.

32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.