Shoqata kulturore “Bashkësia  Dibrane”: Të mbrojmë tempullin e fundit të historisë së Teatrit Kombëtar

258
Sigal

Shoqata kulturore “Bashkësia  Dibrane” ka reaguar në lidhje me vendimin për shembjen e godinës të Teatrit Kombëtar. Shoqata ,Këshilli i të Urtëve dhe Kryesia e saj, i bën thirrje të gjithë organeve shtetërore por dhe komunitetin dibran në Tiranë, si pjesë e panteonit të kultures kombëtare të reagojnë masivish për mos prishjen e këtij oblelisku të fundit të artit pamor.

                     REAGIM I “BASHKESISE DIBRANE”
                             

Të nderuar miq e bashkëkombas !

Shoqata “Bashkësia Dibrane”, si një ndër shoqatat patriotike e kulturore më të vjetra në vend, po ndjek me shehtësim të madh situatën aktuale mbi Teatrin Kombëtar.

Kur pritej që çështja e Teatrit Kombëtar të mbyllej, pasi ka një reagim pozitiv për mbrojtjen e saj nga Këshilli i Evropës dhe zyra e Bashkimit Evropian, dhe partner të tjerë ndërkombëtar, nga ana e autoriteteve të brendshme kërkohet me insistim prishja e godinës hisorike e Teatrit Kombëtar, e cila është pjesë e kolanës së trashëgimisë kulurore dhe artistike e kombit Shqiptar.

Na duket e çuditëshme insitimi i disa qarqeve  për prishje të tij, dhe reagimi ndërkombëtar për mbrojtjen e teatrit dhe vlerave artistike.

Shoqata jonë,  Këshilli i të Urtëve dhe Kryesia e saj, i bën thirrje të gjithë organeve shtetërore por dhe komunitetin dibran në Tiranë, si pjesë e panteonit të kultures kombëtare të reagojnë masivish për mos prishjen e këtij oblelisku të fundit të artit pamor, një tempull kur kanë luajtur mjaft aktor të komunitetit tone dibran si: Sulejman Pitarka, Drita Agolli, Adivije Sharofi, Fadil Kujovska, Qerim Hasa, etj.

Në çdo çast të gjithë ne dibranët fisnik, dashamirës të artit dhe kulturës të jemi bashkë për të mbrojtur këtë godinë si simbol të artit teatro ndër vite.

Në të gjithë që keni ndjekur me aq emocion çdo shfaqe në atë sallë e kemi duartorikur interpretimin e shumë aktorëve e midis tyre shumë dibran, të bëhemi mburojë e pakalueshme në mbrojtje të këtij tempulli të artit e kulturës Shqiptare.

Të mbrojmë tempullin e fundit të  historisë së teatrit kombëtar !!

Kryesia dhe Këshilli

“Bashkësia Dibrane”