Shoqata e Tregtarëve ankimon në Kushtetuese ndryshimet në Kodin Penal

360
Shoqata për mbrojtjen e tregtarëve ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, të cilat parashikojnë burg për bizneset që kapen me shkleje.Shoqata ka kërkuar pezullimin e neneve që parashikojnë këto masa deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të tregut ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ankimimin në lidhje me kodin penal i cili parashikon burg për bizneset që kapen me shkelje.
Në kërkesën e dorëzuar në Kushtetuese kërkohet pezullim i neneve që parashikon dënimin me burg për bizneset derisa të merret një vendim perfundimtar i Gjykatës Kushtetuese. Shoqata për mbrojtjen e Tregtarëve argumenton se ndryshimet në Kodin Penal kanë renduar ndeshkimin ndaj personave qe ushtrojne veprimtari private, ne drejtim te biznesit te vogel apo te madh.
Pas revokimit të masës së dënimit me gjoba janë shtuar paragrafe të cilat parashikojnë dënimin që shkojnë deri në 10 vite burg.
Sigal