Shokon i burgosuri në Korçë: Kemi shenja të koronavirusit, na kanë harruar

363
Sigal

Si masë për mbrojtjen e të burgosurëve në të gjithë vendin, qeveria pezulloi takimet dhe dha leje 3 mujore për 600 prej të dënuarëve.

Por nga ana tjetër, një i burgosur në Drenovë të Korçës, ankohet se ka shenja të koronavirusit, por askush nuk e ka vizituar.

Bëhet fjalë për Fitim Niklekaj i dënuar për vrasje, ka telefonuar në redaksinë e emisionit Fiks Fare dhe thotë se në burgun ku është aktualisht ka shumë të sëmurë, por askush nuk kujdeset për ta.

“Kam dy javë që kam bërë kërkesë të spitali, jam i sëmurë në mushkëri. Kam bllokim të frymëmarrjes, nuk më çon njeri në spital. Një tjetër është i sëmurë, nuk e çojnë në spital, nuk ka doktor, asnjë send. Edhe numrat i kanë bërë me thirr vetëm familjarët që i kanë deklaruar. Njërit i ka dalë shpirti në korridor, ja po bën llafe, ja për këtë punë po bën llafe”.

Nga ana tjetër, ai ankohet edhe për ujin e çezmës që shkon i turbullt në burg.

“Ka kap edhe një polic edhe një infermier të burgut, flitet se i ka kapur Korona. Dhe këtu ka njerëz që vuajnë për ilaçe, për mjekësi. Këtu s’merret kush me asnjë gjë. Ushqimin e bien skandal, sikur e sjellin për kafshë ose për derra. Shpresojmë të vij një kontroll nga Ministria e Drejtësisë dhe të inspektojnë çdo gjë që bëhet, çfarë higjiene ka, çfarë pastërtie ka, çfarë ushqimi ka”.