Shokon babai algjerian me fëmijën: Më bëni 1000 ‘like’ në Facebook ose do e hedh

535
Një algjerian ka shokuar me veprimin e tij duke nxjerrë djalin e vogël në dritaren e apartamentit që të merrte 1000 “like” në Facebook.

Ai publikoi një video në rrjetin social, ku e mbante fëmijën nga bluzja në katin e 15-të dhe kishte shkruajtur: “1000 Like ose do e hedh.”

Nëse ai do e lëshonte, kishte mundësi që fëmija të binte nga lartësia prej 45 metrash në tokë. Sipas DailyMail vogëlushi është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa policia e arrestoi babain e tij duke e dënuar me dy vite burg.
Sigal