Shokohet qytetari në Dhërmi, ndërtohet beton në mes të rërës

132
Sigal

Sezoni turistik i verës tashmë ka mbaruar dhe rrjedhimisht është më e lehtë për të hedhur beton buzë detit për shkak të mungesës së pushuesëve.

Por një qytetar që ka kaluar në Dhërmi, ka mbetur pa fjalë kur ka parë se si është derdhur beton në mes të rërës.

Ai ka bërë disa foto nga pamjet që ka parë, i çuditur se si mundet të ndodhë diçka e tillë në një vend që petendon se zbaton ligjet.

Nga pamjet duket se si betoni është hedhur për të shtuar një ndërtim të dyshuar pa leje të një ndërtimi tjetër egzistues. Madje aty po bëhen punime edhe për shëtitoren buzë detit të cilës nga fotot duket se ndërtimi shtesë i del përpara duke i zënë rrugën.