Shoferi i autobusit të Kombinatit bën manovrën e çmendur në mes të Tiranës (VIDEO)

255
Sigal

Një shofer autobuzi i linjës së Kombinatit në Tiranë ka bërë çmendurinë.

Ai nuk ka respektuar rregullat e lëvizjes në rrugë, duke e hipur autobuzin në bordurën që ndan korsitë tek Ministria e Mbrojtjes.

Duke nxituar, shoferi ka bërë një manovër të rrezikshme që ka rrezikuar qytetarët dhe çdo shofer që mund të vinte nga drejtimi tjetër.

Kjo manovër tepër e rrezikshme nukka shkaktuar vetëm habi te qytetarët që e kanë filmuar, por  dhe frikë tek qytetarët që ndodheshin në trotuar.