Shmanget izolimi dhe rreziku për 5 fshatra të zonës, Ministria e Mbrojtjes rindërton urën e Skurajve

538
5 fshatrat në Skuraj të Kurbinit mund të lëvizin lirisht për tu lidhur me qendrën Administrative të Milotit. Ura e shembur thuajse një vit më parë e që i pati marrë jeten një të riu është rindërtuar.
Ministria e Mbrojtjes dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit akorduan 9 milion lekë të reja për të shmangur rrezikun që u kanosej banorëve duke tentuar të kalonin rrjedhen e fortë të përroit.
Përfundimi i ndërtimit të kësaj ure e Inspektoi vetë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Sipas saj për të nxjerrë këtë zonë nga izolini dhe rreziku i lumit është ndërhyrë shumë shpejt që në fshatrat e Malësisë së Kurbinit të vijojë jeta normalisht.
Duke iu referuar kësaj zone, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka bërë të ditur se do të angazhohet maksimalisht që të influencojë tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Ministria e Transportëve për asfaltimin e rrugës që lidh këto zona me qendrën e Milotit.
Sigal