Shkurtohet kërkesa e shoqërisë, thjesht Ik

264
Sigal

Parulla, mesazhi, kërkesa më e zëshme sot e shoqërisë, përmblidhet në dy fjalë: Rama Ik. Nganjëherë edhe më shkurt; Ik.

Kjo si nevojë e brendshme e një vendi në krizë të thellë, në cdo drejtim. Një vendi që ka identifikuar qartë tashmë kush është problemi.

Po kushdo jashtë, që kërkon të dijë diçka për Shqipërinë, me siguri ja nis duke lexuar raportin më të fundit të TI.

Aty del, se kemi një shtet të kapur, krim dhe korrupsion.

Qartazi, kuptohet se qeveria sundon, dhe ka një klub shokësh e miqsh të Kryeministrit, që marrin çdo privilegj, dhe administrojnë pushtet, si të ishte një pronë private.

Në këtë atmosferë, vjen sot karikatura e mjeshtrit Bujar Kapexhiu në gazetën Mapo.

Një punim që flet shumë.

Dhe pikërisht me bojërat që i pëlqejnë shefit të rilindjes, për të cilat ai vetë tha se, është arsyeja e vetme pse futet në dyqane në New York.

Për shkak të mesazhit dhe lakonizmit, kjo karikaturë po bëhet virale në rrjet.