Shkup/ Nacionalistët e VRMO ndezin negociatat për qeverinë: Dakord për një kryeministër shqiptar

314
Sigal

Ende e paqartë situate e negociatave për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut. Partia me numrin më të madh të deputetëve, LSDM thotë se ka arritur shumicën e re parlamentare dhe pret mandatin e Presidentit për të formuar kabinetin e ri, por nuk bëhet e ditur me ç’aleatë.

Ndërkaq, disa media shqiptare bëjnë të ditur se VRMO-DPNE-ja nacionaliste ka rënë dakord që të pranojë një kryeministër shqiptar me rrotacion, çka është kërkesa kryesore e BDI-së së Ali Ahmetit.

Por zëdhënësi i BDI-së, tha se ky lajm nuk ka dalë nga zyrat e kësaj partie. Nga ana tjetër edhe VRMO nuk e përgënjeshtroi mundësinë për një koalicion me BDI-në, por theksoi se kjo forcë politike po vijon negociatat për të formuar një shumicë parlamentare.

Gazetas “Shqip” pyeti një nga drejtuesit e BDI-së për këtë çështje, por deri tani ende nuk ka marrë përgjigje.

I dërguari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin, Mathew Palmer, deklaroi se SHBA mbështet cilëndo qeveri që krijohet sipas rregullave të demokracisë parlamentare, mjafton që kabineti i ri të vijojë rrugën e integrimit në NATO e të zbatojë Marrëveshjen e Prespës.