Shkrumbohet Pallati i Kulturës ‘Dhimitër Orgocka’ në Maliq, kryebashkiaku: Dëmi kolosal, duam ndihmë

460
Sigal

Është përfshirë nga flakët Pallati i Kulturës‘Dhimitër Orgocka’ në Maliq.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri vijon prej orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe për pasojë është djegur terësisht objekti dy katësh.

“Më datë 14.12.2016 jemi njoftuar se rreth orës 04:00, në Maliq, në “Pallatin e Kulturës” në katin e dytë të tij, ka rënë zjarr.Aktualisht flakët kanë përfshirë të gjithë godinën” informon policia.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrëfikëse, të cilat po punojnë për lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit që vijon ende.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, e cila paraprakisht dyshohet të ketë qenë aksidentale.