Shkrumbohet kasollja me bar në Gjirokastër, rrezikohen banesat pranë, zjarrfikësja ‘në luftë’ me flakët

144
Sigal

Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët një kasolle në fshatin Valare në Gjirokastër. Burime bëjnë me dije se kasollja me bar dhe kashtë mori flakë menjehere duke rrezikuar kështu dhe banesat pranë.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur 3 automjete zjarrfikëse dhe 6 punonjës për të neutralizuar zjarrin dhe për të penguar depërtimin drejt banesave.