Shkrumbohet banesa në Lushnjë

190
Sigal

Një banesë është djegur e gjitha nga zjarri të hënën pasdite në lagjen “18 Tetori”, në Lushnjë.

Nga burimet paraprake është mësuar se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm nga persona të papërgjegjshëm.

Të njëjtat burime tregojnë se në momentin kur i është vënë flaka, në banesë nuk ka qenë asnjë person, kjo edhe për faktin se pronarët e saj jetojnë jashtë vendit.

Të afërm të pronarëve janë shprehur se zjarri mund të jetë vendosur nga ndonjë endacak, ndërsa flakët kanë shkrumbuar çdo orendi që ndodhej brenda shtëpisë.

Mësohet se policia dhe zjarrfikësja shkuan në vendngjarje, duke bërë të mundur edhe stabilizimin e situatës.