Shkrumbohen gjatë natës pesë makina, mes tyre edhe e drejtorit në bashkinë e Vlorës

311
Sigal

Pesë makina janë shkrumbuar gjatë natës në Vlorë.  Mësohet se pronar i një prej makinave të djegura gjatë natës në Vlorë, është drejtori i Shërbimeve në bashkinë e qytetit, Gentian Sherifaj. Një nga makinat e tjera ishte e bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 01:00, ku pesë makina janë djegur në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin bregdetar të Vlorës.

Dyshimet paraprake të policisë janë që kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme lidhur me detyrën e Sherifajt, por ende nuk kemi një version zyrtar. Uniformat blu kanë gjetur në vendngjarje edhe bidona me benzinë, çka e përforcon këtë pistë.

Vijon..