Shkrumbohen gjatë natës dy mjete në Elbasan, emri i pronarit

507
Sigal

Një mjet është djegur tërësisht dhe një tjetër pjesërisht në rrugën e re të trenit në Elbasan. Burime bëjnë me dije se është djegur plotësisht mjeti benz me targa AA 472 CA në pronësi të Arben Brahjas dhe pjesërisht automjeti me targa AA 688 JR.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 01:45,  në Elbasan, ka rënë zjarr  në mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Si pasojë mjeti është djegur plotësisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.