Shkon në 383 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

309
Sigal

Ka shkuar në 383 numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë.

Shifrat e reja janë bërë publike sot nga Ministria e Shëndetësisë, e cila raportoi të dhënat më të fundit pas testimeve që janë bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve.

Silva Bino teksa beri me dije shifra e reja theksoi se janë identifikuar disa vatra në Tiranë, Shkodër, Elbasan, që janë vatra familjare, duke tërhequr vëmendjen që të eliminohen vizitat qoftë edhe në fatkeqësi apo gëzime.

Një ditë më parë numri i të prekurve ishte 377 persona dhe 22 numri i pacientëve që gjetën vdekjen për shkak të koronavirusit.