Shkon në 123 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, deri tani pesë viktima

293
Sigal

Vijon të rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 raste të reja.

Ka shkuar në 123 numri i presonave të prekur me koronavirus në vendin tonë.

Lajmin e ka dhënë paraditen e sotme Ministria e Shëndetësisë, teksa ka bërë përditësimin më të fundit të situatës së koronavirusit në vend.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19.