Shkodër, Plagoset 44-vjeçari me armë zjarri në makinë, ja rrethanat

467
Sigal

Atentat me armë zjarri në makinë, plagoset 44-vjeçari. Ngjarja në fjalë ka ndodhur sot në Shkodër.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i plagosur ka ngelur Syrri Mehmetaj, i cili është dërguar menjëherë në spital, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Të njëjtat burime theksuan se në territorin e spitalit është gjetur dhe sekuestruar autovetura tip “Benz” me targë AA 031 NL, e dyshuar si e goditur me armë zjarri.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 26.12.2016 rreth orës 11.50 njoftohemi se në spitalin rajonal Shkodër është dërguar një person i plagosur. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë Shkodër të cilët konstatuan se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi S.M. 44 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Në territorin e spitalit është gjetur dhe sekuestruar autovetura tip “Benz” me targë AA 031 NL, e dyshuar si e goditur me armë zjarri.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.