Shkodër – Lihet në burg autori i plagosjes së shitëses, avokati: Do e ankimojmë

761
Gjykata e Shkodrës vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Shkelzen Xhenjën, i dyshuar si autor i plagosjes së Flutura Muçës.

Në seancën gjyqësore, avokati mbrojtës kërkoi vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe kërkoi lirimin e klientit të tij.

Ndërsa Prokuroria kërkoi arrest me burg. Në përfundim të seancës, avokati Fatbardh Kadrija paralajmëroi ankimim të çështjes.

“ I qëndrojmë argumentit se ndalimi dhe arrestimi është i paligjshëm. Do ta ankimojmë çështjen në Apel, sepse Prokuroria nuk paraqiti asnjë provë”.

Plagosja ndodhi me 19 shkurt 2017, në lagjen “Fahri Ramadani”, në hyrje të shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”.
Sigal