Shkodër, kapen 45 klandestinë sirianë nga dogana e Hanit të Hotit

527
Sigal

SHKODER – 45 klandestinë sirianë që tentonin të kalonin ilegalisht kufirin janë ndaluar sot nga policia në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër.

Operacioni është kryer nga Policia Kufitare e Shkodrës, e cila ka bërë të ditur se klandestinët ishin nga Siria dhe po tentonin të kalonin në Malin e Zi.

Klandestinët, kryesisht nga Siria e kanë përdorur shpesh vendin tonë si transit për tu hedhur drejt vendeve të BE-së.