Shkodër, familjarët e viktimave të tragjedisë së 9 janarit kërkojnë drejtësi: Të zbardhet ngjarja

554
Familjarët e viktimave të tragjedisë të 9 janarit të vitit 2004 kërkojnë drejtësi. Akuzojnë personat e atëhershëm që ishin në polici, prokurorinë shqiptare që nuk e dërgoi në gjykatë si çështje penale, por edhe gjykatat që sorollatin çështjen civile.
Humbjen e jetëve të të rinjve që deshën të shkonin në Itali për një jetë më të mirë, ata e cilësojnë si një krim shtetëror dhe që nuk u zbardh me dashje për 14 vite me radhë.
Ata shpresojnë që me Vettingun të zbardhet ngjarja e 9 janarit, dhe kërkojnë drejtësi.


Sigal