Shkatërrohet grupi kriminale, sekuestrohet 1 ton kanabis, 18 në pranga mes tyre shqiptarë

700
Një operacion i përbashkët mes policisë spanjolle, asaj gjermane dhe Europolit solli arrestimin e 18 personave, ndërsa u sekuestrua 1 ton kanabis, 212 mijë euro, armë dhe automjete.
Mësohet se mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë.
Ky grup i strukturuar kriminale e transportonte kanabisin nga Spanja në drejtim të të gjitha vendeve të Evropës.
Europol bën me dije se trafiku i drogës drejtohej nga qyteti i Bremen në Gjermani, ndërkohë që në Spanjë si bazë e këtij grupi shërbente qyteti i Malagës dhe ai i Granadës.
Në finalizim të operacionit janë zbuluar edhe dy fabrika në përdorim të grupit kriminal.
Mes të arrestuarëve ka edhe kroatë, gjermanë, spanjollë, armenë, serbë, sirianë dhe turq.
Sigal