Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës, dy të arrestuar në Fier, tre në Itali

679
Sigal

Një grup i strukturuar kríminal që ushtronte veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve nārkotike, është goditur ditën e sotme nga Policia, ndërsa në pranga ranë pesë persona.

Policia e Shtetit bën me dije se arrestimi i tyre erdhi pas një operacioni ndërkombëtar, i zhvilluar në një kohë, në Itali dhe në Shqipëri, i koduar “Car Sharing”.

Në pranga kanë rënë dy anëtarë të grupit kríminal në Shqipëri, tre në Itali, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim në vendin fqinj.

Mësohet se në Fier u arrestuan Klevis Çela, 34 vjeç, banues në Karbunare, Lushnje, person me precedent te mëparshem penal dhe Shpat Zeqo, 35 vjeç, në Karbunarë.

Ndërsa në Itali u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: H. SH., 28 vjeç Nga Lushnja, A. M., 45 vjeç, nga Lushnja dhe D. T. , 28 vjeç, nga Durrësi. Të tre këta persona ishin me banim të përkohshëm në Itali, ndërsa po ashtu u shpall në kërkim shtetasi shqiptar E. H., me banim të përkohshëm në Itali.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit

Finalizohet me sukses një tjetër operacion ndërkombëtar.

Operacioni i koduar “CAR SHARING ”, zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit.

Operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kríminal që ushtronte veprimtari në fushën e trāfikimit të lëndëve nārkotike.

Operacioni i zhvilluar në një kohë, në Itali dhe në Shqipëri.

Vihen në pranga në Shqipëri, dy anëtarë të grupit kríminal, si dhe tre të tjerë në Itali, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia italiane.

Operacioni në Shqipëri është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, i drejtuar nga Departamenti i Policisë Kríminale, me pjesmarrjen e Interpol Tirana dhe Drejtorisë Vendore Fier, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Italiane të atashuar në vendin tonë (INTERFORCA).

Si rezultat, në Fier u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

  1. Ç., 34 vjeç, banues në Karbunare/Lushnjë, person me precedent të mëparshëm penal;

Sh. Z., 35 vjeç, banues në Lushnjë;

Ndërsa në Itali, nga Njësia Operative Radiomobile e Kompanisë Karabinieri të Borgo San Lorenzo të koordinuar nga Drejtoria Qëndrore për Shërbimet Antidrōgë dhe nga Prokuroria e Republikës së Firences, në kuadër të procedimit penal për shkatërrimin e një grupi kríminal në të cilin ishin të përfshirë shtetas shqiptar, i prirur në trafikun e lëndëve narkōtike në Itali, veçanërisht në Toskana, në orët e para të mëngjezit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

  1. SH., 28 vjeç dhe A. M., 45 vjeç, nga Lushnja, si dhe D. T. , 28 vjeç, nga Durrësi, të tre me banim të përkohshëm në Itali.

Gjithashtu në Itali u shpall në kërkim shtetasi shqiptar E. H., me banim të përkohshëm në Itali.

Nga periudha gusht 2017 deri në mars 2018, shtetasi K. Ç., në rolin si organizator, koordinator dhe përgjegjës i aktiviteteve kríminale të grupit që u godit mëngjesin e sotëm, negocionte me tregtarët e drōgës dhe mbikëqyrte furnizmin me drōgë, për ta trafikuar në rajonin e Toscanës.

Shteasi SH. Z., në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kríminal kontrabandonte lëndën nārkotike kōkainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë.