Shkatërrimi i 4 grupeve kriminale/ Apeli i GJKKO jep dënimin për 15 të pandehurit, 110 vite në total

174
Sigal

Gjykata e Apelit te Posaçem Kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit, ka lënë ne fuqi shkallen e pare duke dhene vendimin për 110 vite burg në total, për  personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Limit”.

Kujtojmë këtu se Operacioni i koduar “Limit” u krye nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, rreth dy vite me pare, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet greke.

Vendimi ështe dhene nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi qe ka lene ne fuqi bendimin e shkallës së parë.

Dënimet:

Sokol Mesini       10 vite

Enkeledi Sadik     8 vite

Kristo Cobaj         8 vite

Hysni Sadik          6 vite

Bektash Zenel      6 vite

Andrea Caca       9.4 vite

Besjan Zenel       8 vite

Bilbil Shqalsi        8 vite

Eljon Jaho            8 vite

Emiljano Kalemi   8 vite

Aleksander Pepi  8 vite

Festim Çorbaxhi  8 vite

Gjergji Muke        3.4 vite

Romeo Tare         3.4 vite

Rexhep Pipek      8 vite

Personat e lartpermendur akuzohen per   “Trafikim të narkotikëve”, “Prodhim dhe shitje të drogës”,  “Kultivim të bimëve narkotike”, “Mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet për këte ceshtje zgjatën gati 3 vite. Gjatë periudhës së hetimit 2016- 2019, është shkëmbyer në kohë reale informacion me partnerët tanë nëpëmjet SELEC-ut për aktivitetin kriminal të personave të përfshirë kkëto grupe kriminale dhe si rezultat, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjs të narkotikëve