Shkarkohet kreu i Prokurorisë në Sarandë, kërcënon KPK-në

466
Sigal

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Prokurorisë në Sarandë, Edison Ademi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për pasurinë e drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, si dhe e akuzoi për deklarim të rremë, në lidhje me njohjen e dy personave me precedentë penal.
Ndërkohë në përfundim të seancës së sotme, prokurori Ademi ka replikuar me trupin gjykues të përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulezim Hamitaj dhe Fildes Shuli. “Do të përballeni me mua, kjo punë nuk mbaron këtu. Mbajeni mend po nuk iu çova në burg”, mësohet të jetë shprehur Ademi.
Në seancën dëgjimore, më 5 prill, ILDKPI konstatoi se subjekti kishte deklarime të pasakta, ndërsa rezultonte të kishte fshehje të pasurisë, si dhe të jetë kapur në konflikt interesash.
Në seancën dëgjimore, Ademi u shpreh se një i dënuar për trafik droge i afërm me një prej anëtarëve të komisionit ka bërë çmos që rezultatet ndaj tij ndryshohen e të manipulohen. Dhe se ai vetë do e hetonte e do i shkonte deri në fund kësaj çështjeje.