Shkarkohet drejtori i AKU-së, Isuf Shehu

623
Është shkarkuar nga detyra drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Isuf Shehu. Mësohet se shkarkimi i tij është për shkak të mungesës së sigurisë ushqimore. Shehu është shkarkuar me propozim të ministrit të Bujqësisë dhe më pas shkarkimi i tij është firmosur nga kryeministri Edi Rama. Isuf Shehu, që prej datës 27 janar 2016, në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, drejtonte Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.