Shkarkohet drejtori, hakmerret duke kyçur prej disa ditësh dyert e shkollës dhe përzë nxënësit

478
Sigal

I vihet dryni arsimit në Komunën Mesopotam, Delvinë

Një ngjarje që nuk përbën lajm, por një skandal përtej kufijve të skandalit. Kjo ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare të Mesopotamit (shkollë e bashkuar) të po kësaj komune. Nxënësit nuk lejohen të kryejnë procesin mësimor që prej katër ditësh, një paradoks apo metamorfozë e kohës që jetojmë?! Nisur nga kjo, jemi të detyruar të komentojmë për sqarim se arsimi 9-vjeçar është arsim i detyrueshëm dhe askush përveç shtetit për raste të emergjencave, apo të situatave të jashtëzakonshme nuk ka të drejtë të ndërpresë këtë proces kushtetues. Shkaku ka qenë zëvendësimi i drejtorit Lefter Xhollo me drejtorin e ri, gazetarin Panajot Boli (aktualisht edhe kryetar i Këshillit të Komunës Mesopotam). Pikërisht ky vendim i DRA Vlorë ka irrituar ish-drejtorin Xhollo, duke marrë veprime ekstreme të drynosjes së shkollës dhe përzënies së fëmijëve në shtëpi dhe jo vetëm kaq, por edhe ngujimit me simpatizantë të Këshillit Prindëror se gjasme është vullneti i prindërve që nuk pranojnë drejtorin e ri, aktualisht mësues i këtij stafi pedagogjik dhe një mësues me përvojë 40-vjeçare në shumicën e trevave të Shqipërisë juglindore dhe një studiues linguistik i suksesshëm. Por përtej kësaj, gazeta “Telegraf”, pas denoncimit të prindërve që janë të interesuar për arsimimin e fëmijëve, ka kontaktuar me burime pranë kësaj komune dhe ka marrë konfirmim se veprimi i ish-drejtorit Xhollo është i jashtëligjshëm dhe prokuroria duhet të nis hetimet, nga ana tjetër përgjegjësi i Zyrës Arsimore, Pëllumb Qerimi, thotë se, është një zëvendësim që vjen natyrshëm, por askush nuk duhet të kryej veprime skandaloze në ndërprerjen e procesit mësimor. Jemi në pritje të ndërhyrjes juridike nga drejtoria e Qarkut dhe MASH për zhbllokimin e situatës. Me të vërtetë përbën një skandal