Shkarkimi i Shkëlqim Hajdarit debate mes Llallës e prokurorëve

529
Sigal

TIRANE – Një mbledhje me dyer të mbyllura e kryeprokurorit Llalla me prokurorët e rretheve është karakterizuar me debate të forta.  Debatet e forta kanë ardhur menjëherë pas votimit për shkarkimin e kryprokurorit të Apelit Shkëlqim Hajdarit dhe nisjes se numerimit te votave. 

Sqarim i Prokurorise se Pergjithsme mbi incidentin e ndodhur në Mbledhjen e Prokurorëve
Prokuroria e Përgjithshme sqaron një incident të ndodhur gjatë mbledhjes së përgjithshme të Prokurorëve, të zhvilluar gjatë ditës së Premte, dt. 03.10.2014, ku do të zgjidhej anëtari i Bordit të Shkollës së Magjistraturës nga radhët e Prokurorisë.

Gjatë momentit të votimit, dy prej anëtarëve të Kryesisë së Shoqatës së Prokurorëve, e cila është një organizëm jofitimprurës jashtë institucionit zyrtar, kanë debatuar në afërsi të Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla. Duke qenë se tonet e debatit ndërmjet anëtarëve të Kryesisë së Shoqatës kanë qenë të larta, Prokurori i Përgjithshëm ka kërkuar nga dy diskutantët që të largohen nga salla për të qetësuar situatën e debatit dhe gjithçka vijoi në normalitet.

Prokuroria e Përgjithshme duhet të sqarojë median dhe opinionin publik se Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, nuk ka qenë i përfshirë në diskutime dhe në incident.