Shiu “shkatërron” Vlorën, përmbyten lagje dhe thyen pemë (VIDEO)

340
Sigal

Shiu i rëndë mbrëmjen e sotme e ka përmbytur sërish Vlorën.

Ndërsa pak ditë më parë, Edi Rama thoshte që përmbytet dhe Parisi, Vlora sonte është mbuluar nga uji për të disatën herë brenda një kohe të shkurtër.

Mësohet se uji ka dalë dhe ka përmbytur lungomaren, pa llogaritur lagjet e qytetit që janë kthyer në lumenj uji.

Stuhia gjithashtu ka shkulur dhe pemë dhe koshat e vendosur nga bashkia.