Shiu përmbyt rrugët e Durrësit, makinat “notojnë” në ujë

210
Sigal

Rrugët e Durrësit notojnë në ujë. Kjo është situata ditën e sotme, pasi vendi u përfshi mbrëmjen e djeshme nga rrebesh shiu.

Problematike janë disa kryqëzime dhe segmente rrugore. Konkretisht bëhet fjalë për rrugët te kryqëzimi i stadiumit; rreth rrotullimi te stacioni trenit; rruga Taulantia; rruga Pavarësia në plazh. Prani të lartë uji ka edhe te rruga e Shkozetit çka e bën edhe më të vështirë kalimin si për makinat edhe për këmbësorët.

Përmbytja e rrugëve ka shkaktuar probleme me qarkullimin e makinave si dhe të qytetarëve në disa zona të vendit.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Lezhë. Moti me reshje në Lezhë ka sjellë edhe probleme me furnizimin me energji elektrike.