Shiti një apartament me certifikatë false, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë

191
Sigal

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një person, i akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Policia ka mundur të arrestojë Vasil Priftin, rezident në SHBA teksa ka hyrë në Republikën e Shqipërisë përmes Rinasit. Prifti ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me gjashtë vite burg për mashtrim me pasoja të rënda.

Ai dyshohet se ka shitur një apartament banimi, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Vasil Prifti, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në SHBA.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda.

Shtetasi Vasil Prifti, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur një apartament banimi, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar.