Shirat e dendur, Bashkia Lezhë: 250 hektarë tokë ndodhen nën ujë

218
Sigal

Bashkia Lezhë ka dhënë informacion në lidhje me situatën që ndodhet zona pas shirave të dendur që nisën mbrëmjen e djeshme.

Sipas tyre janë 250 hektarë tokë që ndodhen nën ujë ndërsa nuk raportohen për mungesë uji të pijshëm apo energjie elektrike.

Lumi Drini është + 1.6 m nga +2.00 m të kuotës kritike, lumi Gjadër është 50 cm nën kuoten kritike, ndërsa lumi Mat është +2 m nga +4 m të kuotës kritike.

Njoftimi i plotë:

Situata në qarkun Lezhë, date 25.01.21, ora 09.00′, eshte:

-gjatë natës kemi patur reshje me intensitet mesatar në të lartë, me rreth 50 mm;

-në bashkinë Lezhë, kemi 250 ha sipërfaqe të tokave bujqësore të përmbytura, nga të cilat 150 ha në Zadrim ë 100 ha në Torovicë.

-hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujrave;

-rezervuaret janë në monitorim ë nuk paraqesin probleme;

-lumi Drini është + 1.6 m nga +2.00 m të kuotës kritike,;

-lumi Gjadër është 50 cm nen kuoten kritike;

-lumi Mat është +2 m nga +4 m të kuotës kritike;

-kanalet e ujrave të larta e ato të dyta e të treta janë në kuata të larta;

-furrnizimi me energji elektrike ë ujë të pishem, është pa problem. Nga era e forta të ditës djeshme këmi patur nderprerje të energjisë në linjat e njësive administrative Balldre ë Blinisht, por që janë riparuar nga specialistët e OSHEE ;

-rruget nacionale, rurale e bashkiake janë të kalushme e pa probleme;

-Strukturat e MC, janë në gatishmeri për ndjektjen e situatave ë nderhyrje.

Era e fortë dhe reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në të gjithë vendin sot, por kryesisht në Vlorë e Fushë Krujë.

Në fshatin Panarit të Korçës janë izoluar 40 familje prej 13 ditësh pasi trashësia e dëborës ka arritur në gjysmë metri.