Shifrat/ Ulet me 25 % numri i aksidenteve rrugore përgjatë muajit prill

136
Sigal

Përgjatë muajit prill është ulur me 25% numri i aksidenteve në vend. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) në muajin prill 2023 numërohen 69 aksidente rrugore nga 92 të ndodhura në muajin prill 2022.

Gjithsej, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 25 %. Ndërkohë, rënie shënoi edhe numri i të aksidentuarve. Sipas INSTAT-it, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 94 persona nga 132 në muajin prill 2022.

Raporti i INSTAT tregon se aksidentet rrugore, në 87 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha deri 24 vjeç, duke zënë 24.6 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grupmoshë janë ulur me 15 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.