Shifra alarmante, mijëra shqiptarë kërkojnë sërish azil në Gjermani

477
Sigal

 Në raportin më
të fundit të EUROSTAT, thuhet se numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në
Gjermani është rritur sërish në shtator. Një vit pasi Berlini futi Shqipërinë
në listën e vendeve të origjinës së sigurt, fenomeni i kërkesës së mijëra
njerëzve për azil është rikthyer. Sipas të dhënave zyrtare të BE­së, në shtator
2250 shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, që është numri më i lartë për
këtë vit. Në janar ky numër ishte 1200, kurse në mars vetëm 825 shqiptarë u
regjistruan si azilkërkues. Por, numri nisi të rritej sërish në vetë duke
shkuar në 1 390 në korrik, 1 635 në gusht dhe 2 250 në shtator. Në total nga
janari në shtator, 11 895 shqiptarë kanë aplikuar për statusin e azilantit. Ky
numër është katër herë më i ulët se sa ishte në vitin 2015, ku mbi 44 mijë veta
kërkuan azil.