Shfrytëzoi për prostitucion 15-vjeçaren, arrestohet i shpalluri në kërkim

253
Sigal

Një i shpallur në kërkim për prostitucion është vënë në prangat e policisë së shtetit. I arrestuari mësohet se është Enea Sinani., 32 vjeç. Atij i janë vënë prangat pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Bëhet fjalë për një ngjarje në vitin 2013, ku vajza e mitur M. L., në atë kohë vetëm 15 vjeçe u njoh rastësisht me, Enea Sinanin që punonte kamerier tek një lokal në Tiranë. Vajza i përkiste një shtrese vulnerabile, e cila nuk kishte asnjë të afërm dhe nuk kishte as ku të strehohej. Sinani ka përfituar nga situata e vajzës për t’ia dorëzuar të pandehurit tjetër Elton Drapi, i cili e ka shfrytëzuar vajzën për prostitucion.