Sherr në Tiranë, 38-vjeçari pasi u konfliktua me një grua kundërshtoi dhe policët, dërgohet në spital i dehur

188
Sigal

Një 38-vjeçar ka shkaktuar një konflikt në Tiranë duke kundërshtuar dhe policët. Dyshohet se ai ishte i dehur dhe ka kërkuar të shmangë shoqërimin në Polici.

Ndërkohë A.K, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore prej gjendjes së dehur.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 14:30, në rrugën “Skënder Luarasi”, për motive të dobëta, shtetasi A. K., 38 vjeç, është konflktuar verbalisht me shtetasen E. T.
Gjithashtu ky shtetasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.

Shtetasi A. K., aktualisht ndodhet në spital duke marrë ndihmën përkatëse mjekësore, pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.