Sherr në Peqin, 64-vjeçari mbetet i vdekur pasi e godasin me gur në kokë

274
Sigal

Degjeneron sherri mes dy personash dhe njeri prej tyre mbetet i vdekur. Policia e Elbasanit ben me dije se ngjarja ka ndodhur ne Peqin dhe viktime ka mbetur shtetasi Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj.

Ai u godit me gure nga shtetasi S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:

S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vrasje me dashje”.