Sherr mes të rinjve/ U godit me thikë, 19-vjeçari nga Vlora përfundon në spital në gjendje të rëndë (EMRI)

153
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Burimet bëjnë me dije se pas një konflikti banal mes të rinjsh, 19-vjeçari Elton Kondaj ka përfunduar i plagosur dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Vlorë:
Më datë 23.08.2022, rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi E. K, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.