Sherr mes dy personave në Vlorë, një i plagosur

283
Sigal

Një konflikt i dhunshëm raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Oshëtimë të Vlorës, ndërsa ka mbetur i lënduar një person, i cili dyshohet të jetë goditur me shkop. Paraparkisht, mendohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Autori i ngjarjes është ndaluar ndërsa i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë dëmtime të lehta.

Po punohet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes